• Putra AL
  • Putra EN
  • Putra DE
  • Politkat e privatësisë AL
  • Privacy policy EN
  • Datenschutzerklärung DE
  • More
    • Putra AL
    • Putra EN
    • Putra DE
    • Politkat e privatësisë AL
    • Privacy policy EN
    • Datenschutzerklärung DE
  • Putra AL
  • Putra EN
  • Putra DE
  • Politkat e privatësisë AL
  • Privacy policy EN
  • Datenschutzerklärung DE

Politikat e privatësisë

Politikat e privatësisë AL

PUTRA është platformë digjitale e dedikuar për mirëqenien dhe kujdesin ndaj kafshëve të shoqërimit, e cila u mundëson përdoruesve të menaxhojnë kalendarin e trajtimeve, vaksinimeve dhe shërbimeve të tjera për kafshët e tyre, si dhe të marrin kujtesa të personalizuara përmes telefonatave, mesazheve telefonike, adresës elektronike dhe platformave Viber dhe Whatsapp.

PUTRA është e përkushtuar për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të përdoruesve të saj, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës dhe parimet e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

KONTROLLUESI I TË DHËNAVE

PUTRA vepron si kontrollues i të dhënave personale që mblidhen dhe përpunohen për qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. 

TË DHËNAT QË MBLEDHIM

Gjatë regjistrimit dhe përdorimit të platformës, ne mund të mbledhim:

Të dhënat e përdoruesit:

  • Emrin dhe mbiemrin;
  • Numrin e telefonit;
  • Adresën elektronike (email);
  • Adresën e banimit (nëse është e nevojshme);
  • Të dhënat e abonimit dhe pagesës;
  • Preferencat e komunikimit.

Të dhënat për kafshën e shoqërimit:

  • Emrin;
  • Llojin dhe racën;
  • Datën e lindjes ose moshën;
  • Gjininë;
  • Historikun e vaksinimeve;
  • Trajtimet veterinare;
  • Terapitë mjekësore;
  • Historikun e shërbimeve të kujdesit;
  • Informacione të tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimit.

Të dhënat teknike:

  • Adresën IP;
  • Cookies dhe teknologji të ngjashme;
  • Të dhënat mbi përdorimin e platformës;
  • Informacionet e pajisjes dhe shfletuesit.

BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE

PUTRA përpunon të dhënat personale vetëm kur ekziston bazë ligjore për këtë, duke përfshirë:

  • Pëlqimin e dhënë nga përdoruesi;
  • Ekzekutimin e kontratës ose abonimit të lidhur me përdoruesin;
  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore;
  • Interesat legjitime të PUTRA, kur këto nuk cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të përdoruesit.

QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE

Të dhënat personale përdoren për:

  • Krijimin dhe administrimin e llogarisë së përdoruesit;
  • Ofrimin e shërbimeve të abonimit;
  • Dërgimin e kujtesave dhe njoftimeve për trajtime dhe termine;
  • Administrimin e kalendarit personal të kujdesit për kafshën e shoqërimit;
  • Ruajtjen e historikut të trajtimeve dhe shërbimeve;
  • Komunikimin me përdoruesit;
  • Përmirësimin e funksionaliteteve të platformës;
  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontraktuale.

KOMUNIKIMET DHE NJOFTIMET

Përdoruesi pajtohet që PUTRA mund të dërgojë komunikime lidhur me shërbimet e abonuara përmes:

  • Telefonatave
  • Mesazheve telefonike
  • Adresës elektronike
  • Platformës Viber
  • Platformës Whatsapp

Këto komunikime konsiderohen pjesë përbërëse e ofrimit të shërbimit dhe janë të nevojshme për funksionimin e abonimit.

PARIMET E MBROJTJES SË TË DHËNAVE

PUTRA zbaton parimet e mëposhtme:

  • Ligjshmërinë, drejtësinë dhe transparencën;
  • Kufizimin e qëllimit të përpunimit;
  • Minimizimin e të dhënave;
  • Saktësinë e të dhënave;
  • Kufizimin e periudhës së ruajtjes;
  • Integritetin dhe konfidencialitetin;
  • Përgjegjshmërinë në përpunimin e të dhënave.

Ne mbledhim vetëm të dhënat që janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve tona.

RUAJTJA E TË DHËNAVE

Të dhënat personale ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për:

  • Ofrimin e shërbimeve
  • Administrimin e abonimit
  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore
  • Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale

Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes, të dhënat fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.

SIGURIA E TË DHËNAVE

PUTRA merr masa të arsyeshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë:

  • Kufizimin e qasjes në të dhëna
  • Sisteme të sigurta të ruajtjes së informacionit
  • Masa mbrojtëse kundër qasjes së paautorizuar
  • Procedura të sigurisë për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave

SHPËRNDARJA E TË DHËNAVE

PUTRA nuk shet dhe nuk transferon të dhënat personale tek palët e treta për qëllime marketingu. Të dhënat mund të ndahen vetëm:

  • Me ofruesit e shërbimeve teknike që mundësojnë funksionimin e platformës
  • Kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi
  • Me pëlqimin paraprak të përdoruesit
  • Kur është e nevojshme për ekzekutimin e shërbimeve të kërkuara nga përdoruesi

Çdo palë e tretë është e obliguar të zbatojë standarde të përshtatshme të sigurisë dhe konfidencialitetit.

TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE

Në rast se të dhënat personale përpunohen ose ruhen jashtë Republikës së Kosovës, PUTRA do të sigurojë që transferimi të bëhet vetëm në përputhje me kërkesat ligjore të zbatueshme dhe me masa adekuate mbrojtëse.

TË DREJTAT E PËRDORUESVE

Çdo përdorues ka të drejtë:

  • Të informohet për përpunimin e të dhënave të tij
  • Të kërkojë qasje në të dhënat personnel
  • Të kërkojë korrigjimin ose përditësimin e tyre
  • Të kërkojë kufizimin e përpunimit
  • Të kundërshtojë përpunimin e të dhënave në rastet e parashikuara me ligj
  • Të kërkojë fshirjen e të dhënave personale (“e drejta për t’u harruar”)
  • Të tërheqë pëlqimin e dhënë në çdo kohë
  • Të kërkojë transferimin e të dhënave kur kjo është e aplikueshme
  • Të paraqesë ankesë pranë autoritetit kompetent për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës.

COOKIES

Platforma përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për:

  • Funksionalitetin e faqes
  • Përmirësimin e përvojës së përdoruesit
  • Analizimin e performancës së platformës
  • Garantimin e sigurisë së shërbimeve

Përdoruesit kanë të drejtë të menaxhojnë preferencat e tyre për cookies përmes shfletuesit të internetit.

PRIVATËSIA E TË MITURVE

Shërbimet e PUTRA janë të destinuara për persona madhorë. Ne nuk mbledhim me vetëdije të dhëna personale të personave nën moshën e lejuar pa autorizimin e prindit ose kujdestarit ligjor.

NDRYSHIMET NË KËTË POLITIKË

PUTRA rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë, në përputhje me ndryshimet ligjore dhe operacionale.

POLITIKA E NDËRPRERJES SË ABONIMIT

Në PUTRA, përdoruesit kanë të drejtë të ndërpresin abonimin e tyre në çdo kohë, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë politikë.

NDËRPRERJA E ABONIMIT

Abonimi mund të ndërpritet nga përdoruesi në çdo kohë përmes llogarisë së tij në platformë ose duke kontaktuar ekipin tonë të mbështetjes.

EFEKTI I NDËRPRERJES

Pas ndërprerjes së abonimit:

•  Abonimi do të mbetet aktiv deri në përfundimin e periudhës së paguar.

•  Pas skadimit të kësaj periudhe, qasja në funksionet që kërkojnë abonim do të ndërpritet automatikisht.

•  Llogaria e përdoruesit mund të mbetet aktive, por me qasje vetëm në funksionet falas, nëse ofrohen.

PAGESAT

Ndërprerja e abonimit nuk anulon pagesat që janë kryer tashmë për periudhën aktuale të abonimit, përveç rasteve kur legjislacioni në fuqi ose Politika e Rimbursimit e PUTRA-s parashikon ndryshe.

RIAKTIVIZIMI

Përdoruesi mund ta riaktivizojë abonimin në çdo kohë duke zgjedhur një plan abonimi dhe duke kryer pagesën përkatëse.

NDRYSHIMET NË KËTË POLITIKË

PUTRA rezervon të drejtën të ndryshojë ose përditësojë këtë politikë në çdo kohë. Çdo ndryshim do të publikohet në platformë dhe do të hyjë në fuqi nga data e publikimit, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe.

KONTAKTI

Për çdo pyetje, kërkesë ose ushtrim të të drejtave tuaja lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni PUTRA përmes adresës elektronike dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të publikuara në platformë.

Duke përdorur platformën dhe shërbimet e PUTRA, ju konfirmoni se keni lexuar, kuptuar dhe pranuar kushtet e kësaj Politike të Privatësisë.

Pavarësisht zbatimit të masave tekinike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurisë së sistemit, ne nuk mund të garantojmë që sistemi elektronik i përdorur nga platforma jonë të jetë plotësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet ose ndërhyrjet e paautorizuara. Në rast se dyshoni për ndonjë aktivitet të pazakontë ose problem tjetër, ju lutemi të na kontaktoni sa më shpejtë.

PUTRA

putraplatform@gmail.com +38349496200

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

Accept