PUTRA
PLATFORMË DIGJITALE PËR KUJDESJEN E KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT

KUJDES PA STRES, NË MAJE TË GISHTËRINJËVE TUAJ!
Tek Putra, misioni jonë është të lehtësojmë jetën tuaj dhe të rrisim kualitetin e jetës së miqve me katër putra, duke i’u ofruar një platformë digjitale për kujdesjen e tyre. Ne besojmë se çdo katërputrosh meriton kujdesin më të mirë, ndaj dhe shërbimet tona janë të dizajnuara që ju t’i ofroni atë mikut tuaj më të mirë
VAKSINIMI
Plani bazik përfshinë kategoritë: vaksinimin, mbrojtjen nga parazitët e brendshëm, mbrojtjen nga parazitët e jashtëm, kujdesin për gëzofin, prerjen e thonjëve, vizitat mjekësore dhe arkivën e historisë mjekësore me kohëzgjatje prej 1 viti
Plani premium ju ofron të pranoni ‘rikujtimet’ në formë të thirrjeve telefonike, dhe përfshinë të gjitha kategoritë + 1 terapi mjekësore me kohëzgjatje prej 1 vit
Plani ekstra ju ofron rikujtime (përfshirë ato të ndjeshme ndaj kohës) për çdo lloj terapie mjekësore
Plani i personalizuar ju mundëson të zgjidhni kategoritë e preferuara me kohëzgjatje prej 1 viti
Nëse nuk gjeni përgjigje për pyetjet tuaja ju lutemi drejtohuni tek putraplatform@gmail.com ose në numrin e telefonit +383 49 49 62 00
Putra është çelësi i mirëqenies së mikut tuaj me katër putra. Me Putrën, siguroheni që miku juaj të ketë një jetë të shëndetshme me një kalendar të personalizuar të: vaksinimit, mbrojtjes nga parazitët e brendshëm dhe të jashtëm, kujdesit për gëzofin dhe thonjtë, vizitave të rregullta mjekësore, terapive mjekësore dhe arkivë tё plotë të historisë mjekësore, ndërsa ju mund të shijoni çdo moment me mikun tuaj më të mirë.
Pasi të dorëzoni Formularin e Informacioneve, ekipi ynë do të ju kontaktojë për të siguruar të dhënat shtesë të nevojshme për krijimin e kalendarit personal të mikut tuaj me katër putra. Në vijim, do të pranoni në email faturën dhe udhëzimet e pagesës. Më pas, do të pranoni konfirmimin e krijimit të llogarisë dhe aktivizimit të abonimit tuaj. Putra do të formuloj kalendarin personal të mikut tuaj me katër putra, dhe do të ju kontaktoj bazuar në atë, ndërsa ju shijoni kohën me katërputroshin tuaj.
Në bazë të të dhënave tuaja, ne e formulojmë kalendarin personal të mikut tuaj me katër putra. Vaksinimi dhe mbrojtja nga parazitët e brendshëm dhe të jashtëm janë të përcaktuara me moshë dhe metodë trajtimi ndaj dhe janë data konstante (varen nga datat e fundit të trajtimit), ndërsa për kujdesin për gëzof dhe thonjë, si dhe vizitat mjekësore ju mund të caktoni shpeshmërinë.
Bazuar në planin e zgjedhur nga ju, Putra ju ofron metodat e komunikimit: thirrje telefonike, mesazhe telefonike, mesazhe në adresën elektronike, mesazhe në platformën Whatsapp ose mesazhe në platformën Viber. ‘Rikujtimet’ do të dërgohen një ditë mё parë (në mënyrë që ju të mund të planifikoni dhe të përgatiteni për trajtiminin) si dhe në ditën e trajtimit.
Në rastet kur një trajtim i mikut tuaj me katër putra i bie në ditë pushimi apo feste, ju do të njoftoheni dy ditë më parë në mënyrë që të mund të kryhet trajtimi në ditë pune.
Gjatë mbledhjes së informacioneve nga ju, ekipi jonë ju ofron mundësinë që të caktoni një person të dytë në listën e kontakteve tuaja, dhe në rastet që ju nuk jeni të çasshëm, mjafton të na njoftoni dhe ekipi jonë e përdor personin e caktuar nga ju si pranues primar të ‘rikujtimeve’ nga Putra.
Putra ofron shërbime për qen, mace, shpendë dhe kafshë të tjera të vogla si lepuj dhe hamsterë.
Pas përshkrimit të terapisë mjekësore nga veterinari juaj, ju mund të na dërgoni terapinë dhe orarin e përshtatshëm dhe të caktuar nga ju, dhe ekipi jonë do të ju kontaktojë në dy orare: 30 minuta më parë dhe në orën e saktë të terapisë.
Gjatë mbledhjes së informacioneve nga ju, ekipi jonë ju ofron mundësinë që të na dërgoni historinë mjekësore të deritanishme të mikut tuaj me katër putra. Pas aktivizimit të llogarisë suaj, çdo informatë të re mund të na dërgoni dhe ekipi jonë do ta shtoj në dosjen e mikut tuaj. Në rastet kur ju nevojitet historia mjekësore, ju mund të na kontaktoni dhe ne do t‘ua dërgojmë dosjen e plotë në adresën tuaj elektronike.
Po, me kërkesën tuaj Putra mund të komunikoj nё mënyrë direkte me zyrën e veterinarit tuaj, mjafton që gjatë plotësimit të informatave ju të listoni zyrën e veterinarit tuaj si pranues të sigurtë të informacioneve tuaja.
Po, ju mund të abonoheni në platformën tonë edhe nëse nuk jetoni në Kosovë. Komunikimi mes ekipit tonë dhe ju mund të bëhet nëpërmjet adresës elektronike, platformës Whatsapp ose platformës Viber.

PO PËRPUNOHET!
Vaksinimi i miqve me katër putra është një hap i domosdoshëm për të garantuar shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre. Ai i mbron ata nga sëmundje të rrezikshme dhe ngjitëse, duke ndihmuar njëkohësisht në mbrojtjen e familjes dhe komunitetit. Përmes vaksinimit të rregullt, sigurojmë një jetë më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të lumtur për miqtë tanë me katër putra.
Shëndeti i miqve tanë me katër putra ështё duart tona. Parazitët e brendshëm mund të ndikojnë seriozisht në mirëqenien e tyre, duke shkaktuar probleme me tretjen, dobësi, rënie në peshë apo edhe komplikime më të rënda shëndetësore. Trajtimi i rregullt është thelbësor, jo vetëm për t’i mbrojtur ata, por edhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve tek njerëzit dhe kafshët e tjera. Kujdesi i vazhdueshëm është një mënyrë e thjeshtë për të treguar dashurinë dhe përgjegjesinë që kemi për ta.
Miqtë tanë me katër putra meritojnë të jetojnë të qetë dhe pa shqetësime nga parazitët si pleshtat, rriqërat apo mushkonjat. Këta parazitë nuk shkaktojnë vetëm kruarje dhe jorehati, por mund edhe tё transmetojnë sëmundje të rrezikshme. Trajtimi i rregullt është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur dhe për t’ju siguruar atyre një jetë aktive dhe të shëndetshme.
Një gëzof i pastër dhe i shëndetshëm është tregues i mirëqenies së mikut tuaj me katër putra. Krehja e rregullt ndihmon në largimin e qimeve të tepërta, parandalon formimin e nyjeve dhe mban lëkurën të pastër dhe të shëndetshme. Përveç përfitimeve fizike, kujdesi për gëzofin është një moment i çmuar lidhjeje mes jush dhe mikut tuaj më të mirë. Sepse dashuria shprehet edhe në përkujdesjen e përditshme.
Prerja e rregullt e thonjëve është thelbësore për rehatinë dhe shëndetin e miqve tanë me katër putra. Thonjtë e gjatë mund të shkaktojnë dhimbje gjatë ecjes, deformime në putra apo dëmtime aksidentale. Me kujdes të vazhdueshëm, ndihmojmë që çdo hap i tyre të jetë i sigurt, i shëndetshëm dhe pa shqetësime.
Ashtu si ne, edhe miqtë tanë me katër putra kanë nevojë për kontrolle të rregullta mjekësore për të qenë të shëndetshëm e plot energji. Vizitat te veterinari ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, mbikëqyrjen e zhvillimit dhe mirëmbajtjen e trajtimeve të nevojshme. Kujdesi i vazhdueshëm siguron një jetë më të gjatë, më të sigurt dhe më të lumtur për ta - dhe më pak shqetësime për ju.
Marrja e vazhdueshme dhe e saktë e terapive mjekësore është jetike për shëndetin e miqve tanë me katër putra. Qoftë për trajtime afatshkurtra apo për gjendje kronike, ndjekja e rregullt e terapisë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës, parandalimin e komplikimeve dhe shërim më tё shpejtë. Kujdesi që u ofrojmë çdo ditë është një shprehje e dashurisë dhe përgjegjësisë sonë ndaj tyre.
Mbajtja e një arkive të saktë të historisë mjekësore për miqtë tanë me katër putra është thelbësore për një kujdes të vazhdueshëm dhe të personalizuar. Ajo ndihmon veterinarin të kuptoj më mirë gjendjen e tyre shëndetësore, reagimet ndaj terapive dhe ecurinë në kohë. Një histori e plotë mjekësore është çelësi për vendime më të sigurta, diagnoza më të sakta dhe trajtime më efektive - sepse çdo detaj ka rëndësi për shëndetin e tyre.
Copyright © 2026 Putra - All Rights Reserved.
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.